Digjet makina e zv. kryetarit të .. Policia zbulon nëse ishte e qëllimshme

  • 01 February 2020 - 11:55
Digjet makina e zv. kryetarit të .. Policia zbulon nëse ishte e qëllimshme

Një makinë në pronësi të bashkisë së Peqinit, e cila për momentin përdorej nga zëvendëskryetari Madrid Sula është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme (e enjte, 30 janar).

Makina tip fuoristradë me targë AA880 DR ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së Sulës në qytetin e Peqinit. Madrid Sula është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin.

Sipas policisë zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesë elektrike të automjetit.

“Gjatë natës së datës 30.01.2020 ,  në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të Bashkisë,  Peqin.

Nga veprimet e kryera  nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)