Pas largimit të Britanisë, ndryshon qendra gjeografike e Bashkimit Europian

  • 01 February 2020 - 12:42
Pas largimit të Britanisë, ndryshon qendra gjeografike e Bashkimit Europian

Tash që Bashkimi Evropian e ka një shtet më pak, qendra e tij gjeografike është zhvendosur më në juglindje dhe ndodhet në një fushë të Bavarisë.

Fshati Gadheim, vendbanim me 80 banorë afër qytetit Wuerzburg, ka qenë i gatshëm për këtë nder para se Britania të largohej nga Bashkimi Europian në mesnatën e fundit të janarit. Pika e mesit të BE-së është shënuar me një shtyllë me ngjyrë të bardhë e të kuqe.

“Në njërën anë, sigurisht se jam krenar dhe i lumtur që po bëhemi qendra e re gjeografike e Europës”, tha kryetari i komunës Veitshoechheim, Juergen Goetz. “Në anën tjetër, sigurisht që është një ngjarje pikëlluese, sepse Britania po bëhet vendi i parë që po largohet nga Bashkimi Europian”, shtoi ai.

Qendra gjeografike e BE-së ka qenë në Gjermani që nga zgjerimi i bllokut nga 15 në 25 vende në maj të vitit 2004.

Megjithatë, kjo pikë kishte ndryshuar në vitin 2007, pas pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë, dhe më pas në vitin 2013, pas pranimit të Kroacisë.

Qendra e re gjeografike e Bashkimit Europian paraqet potencial të ri për tërheqjen e turistëve, shkruan “Associated Press”.

(Kosova Sot Online)