“Kjo është e vërteta”, ja kush shprehet i befasuar me Albin Kurtin...

  • 01 February 2020 - 13:56
“Kjo është e vërteta”, ja kush shprehet i befasuar me Albin Kurtin...

“Prandaj duke u ballafaquar me këtë të vërtetë të “zbuluar”, edhe Kurti do të sillet si para ardhësit e tij, nuk do ta kushtëzon dialogun as me krimet dhe as më dëmet e luftës. Dialogu nuk varet as prej Kosovës dhe as prej Serbisë, sa ju përket temave të bisedimeve që shtrohen në tavolinë, por kjo çështje më shumë varet nga faktori ndërkombëtar në cilësinë e lehtësuesit të bisedimeve apo të ndërmjetësuesit, sikur që janë në këtë rast SHBA dhe BE”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Blerim Burjani, shprehet i befasuar nga raportimet që janë bërë pas takimit të zhvilluar ditën e enjte, në mes përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, dhe krerëve kryesor politikë të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të vendit.

Por për dallim sa ishte në opozitë, Kurti nuk kërkoi këtë herë që dialogu me Serbinë të kushtëzohet, që të vazhdohet vetëm pasi të jenë kompensuar dëmet e luftës nga Serbia, dhe të jenë pranuar krimet në Kosovë.

Këto kushte, Albin Kurti i ka kërkuar vazhdimisht sa ishte deputet opozitar në dy legjislatura e kaluara, por tani kur partia e tij është fituese e zgjedhjeve, dhe ai i nominuar si mandatar për formimin e qeverisë, të njëjta nuk ia ka shfaqur Josep Borrellit.

E lidhur me këtë sjellje të “zbutur” të Albin Kurtit, profesor Blerim Burjani thotë se kreu i VV-së në të kaluarën ka bërë lojë populiste opozitare, kurse tani që po pretendon postin e kryeministrit, e ka mësuar të vërtetën, se kush në fakt e cakton edhe agjendën e bisedimeve me Serbinë dhe temat që do të diskutohen.

Image
Blerim Burjani

“Atëherë ai ndryshon qëndrim dhe nuk i përmend fare temat serioze, sikur që janë krimet dhe dëmet e luftës. E po tash Vetëvendosje nuk është opozitë, tash është kohë tjetër, rrethana tjera. Vetëvendosje po vjen duke e humbur kuptimin e vetë si parti me koncepte të ndryshme politike. Pra ndryshimi i Vetëvendosjes ka filluar prej vetë atyre, dhe po vazhdon me një trend të çuditshëm, po vjen duke u varfëruar në koncept politik mjaftë shumë”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online” .

Sipas Burjanit, ky ndryshim substancial në qëndrime tek Vetëvendosje, mundë të jetë pasojë ose rezultat i fillimit të reformimit dhe të transformimit serioz të këtij subjekti politik nga një lëvizje populiste, në parti të mirëfilltë politike.

“Por sido që të jetë, edhe në këtë tranzicion duhet të ruhen disa vlera të qëndrueshme programore dhe koncepte që këtë subjekt politik e dallojnë shumë nga të tjerët. Reforma duhet të jetë e pa shmangshme edhe në këtë subjekt politik. Është e mirë kur diçka nisë dhe reformohet por linjat kryesore programore duhet që ti ruaj si vlera dalluese nga të tjerët. Pra në këtë rrugëtim unë dua të pres dhe të shoh edhe ndryshime pozitive në Vetëvendosje, në disa tema”, shton Burjani për “Kosova Sot Online”.

Dialogu me Serbinë, dhe temat që po diskutohen në këtë agjendë, sipas Burjanit asnjëherë nuk kanë qenë tema tek të cilat ka ndikuar politika kosovare, por ato janë përcaktuar njëanshëm nga ndërmjetësuesit, në këtë rast BE-ja.

“Prandaj duke u ballafaquar me këtë të vërtetë të “zbuluar”, edhe Kurti do të sillet si para ardhësit e tij, nuk do ta kushtëzon dialogun as me krimet dhe as më dëmet e luftës. Dialogu nuk varet as prej Kosovës dhe as prej Serbisë, sa ju përket temave të bisedimeve që shtrohen në tavolinë, por kjo çështje më shumë varet nga faktori ndërkombëtar në cilësinë e lehtësuesit të bisedimeve apo të ndërmjetësuesit, sikur që janë në këtë rast SHBA dhe BE. Vetëvendosje dialogun e shef ndryshe nga të gjithë të tjerët, dhe vetëm tani pritet se si do të shihet ky proces po që se ky subjekt politik arrin ta udhëheqë Qeverinë”, përfundon profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)