Hillary Clinton: Bernie Sanders nuk bëri mjaft për t’i bashkuar demokratët më 2016

  • 01 February 2020 - 16:13
Hillary Clinton: Bernie Sanders nuk bëri mjaft për t’i bashkuar demokratët më 2016

Ish-sekretarja e shtetit dhe ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se Bernie Sanders nuk ka bërë mjaft për t’i bashkuar demokratët në vitin 2016 pasi ajo ishte bërë e nominuara e Partisë Demokratike.

“Për fat të keq, fushata e tij dhe përkrahësit e tij parimorë ishin thjesht shumë të vështirë dhe vërtet jo vetëm duke më sulmuar mua, por edhe përkrahësit e mi”, tha ajo gjatë një programi.

Ajo tha ekziston një kontrast me atë se si demokratët u bashkuan pas humbjes së saj ndaj Obama-s në vitin 2008, shkruan “Fox News”.

Clinton gjithashtu tha se presidenti Donald Trump nuk duhet të lejohet të qëndrojë edhe për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo gjë nuk mund të ndodhë përsëri. Nuk mërzitem kush është i nominuari. Nuk mërzitem, përderisa është dikush që mund të fitojë dhe dikush që e kupton se politika është art i shumëzimit e jo i zbritjes”, tha ajo.

Clinton gjithashtu tha se beson që Partia Demokratike është për vite drite më e mirë se Partia Republikane.


(Kosova Sot Online)