Nuk ka oksigjen në shtëpi të shëndetit edhe pse vitin e kaluar u importuan 2 milionë kilogram

  • 01 February 2020 - 21:03
Nuk ka oksigjen në shtëpi të shëndetit edhe pse vitin e kaluar u importuan 2 milionë kilogram

E derisa në QKMF-në e Podujevës s’ka oksigjen, një sasi prej 2 milionë kilogramësh është importuar vetëm në vitin 2019 në Kosovë.

Ndërsa prej kësaj sasie, vetëm në QKUK shpenzohen diku 37 mijë litra oksigjen.

Nga dogana tregojnë se oksigjeni importohet nga Serbia.

Vetëm gjatë muajit janar janë importuar mbi 100 mijë kg oksigjen, Serbia vend i origjinës.

Brenda klinikave të Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës, mes tjerash një prej produkteve medicinale më të rëndësishme është oksigjeni.

Mbi 37 mijë litra sasi e oksigjenit të lëngët shpenzohet në këtë institucion shëndetësor vetëm brenda një muaji.

Kështu konfirmojnë nga zyra e drejtorisë së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

E jo vetëm kjo sasi e oksigjenit, në total në Kosovë vetëm gjatë muajit janar janë importuar rreth mbi 100 mijë kilogramë oksigjen.

Kështu konfirmon zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

E ndër vendet e origjinës prej ku importohet oksigjeni mbetet edhe Serbia. Mirëpo, Taksa 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake nga Qeveria e Kosovës ka ndikuar që të ketë një rënie të importit të këtij produkti nga Serbia në Kosovë.

Ndryshe, është Agjensioni për Produkte dhe Pajisje Mjekësore ai që ka kompetencë ligjore që të licencojë depotë të cilat pastaj shpërndajnë oksigjen nëpër institucionet shëndetësore.

(Kosova Sot Online)