Britanikët e festojnë daljen nga BE’ja duke u bërë tapë — skena erotike nëpër rrugë

  • 01 February 2020 - 21:27
Britanikët e festojnë daljen nga BE’ja duke u bërë tapë — skena erotike nëpër rrugë

Dalja nga Bashkimi Evropian ishte një agrument i mirë për britanikët që të festonin të dehur në rrugët e qyteteve.

Ekzaltimi i atyre që donin ikjen nga BE nuk është fshehur.

Mesnata e 31 janarit është kthyer në një festë të madhe, si të ishte nata e Vitit të Ri.

Në mesnatë, Britania i ka dhënë fund anëtarësisë 47-vjeçare në bllokun evropian, duke e lënë atë me 27 anëtarë.

Britania tani e tutje do të konsiderohet nga BE-ja si shtet i tretë dhe Përfaqësimi i saj i Përhershëm në këtë bllok do të shndërrohet në mision të jashtëm.

Pas largimit, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij.

Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.ë

(Kosova Sot Online)