Qeveria Kurti me 15 ministri, këta pritet të jenë ministrat e LDK-së

  • 02 February 2020 - 07:29
Qeveria Kurti me 15 ministri, këta pritet të jenë ministrat e LDK-së

Marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së parasheh edhe rritjen e ministrive.

“Kryetare e Kuvendit do të jetë Vjosa Osmani. Konjufca ministër i Punëve të Jashtme”, kanë thënë burimet brenda LDK.

“Ministritë janë paraparë 6 më 6 për të dy këto subjekte, ndërkaq pritjet janë që 3 ministri të mbesin për minoritetet”, ka thënë një zyrtar i afërt me negociatat. Pra numri i ministrive shtohet në ministrive në 15, e jo 12 sa kishin premtuar.

Po sipas këtyre burimeve, LDK tashmë ka gati edhe emrat e dy ministrave nga radhët e saj.

Avdullah Hoti pritet të jetë Zëvendëskryeministër i Parë.

Lumir Abdixhiku pritet të emërohet Ministër i Infrastrukturës.

Ndërkaq Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes.

Edhe Lutfi Zharku do të jetë ministër, por ende nuk dihet se në cilin resor.

Sa i përket çështjes së presidentit, nuk ka ende ndonjë konfirmim jozyrtar apo zyrtar nëse ka dakordim tash apo është lënë të diskutohet më vonë.

(Kosova Sot Online)