Zbulohet nëntoka kriminale e lidhur me Shpend Ahmetin, alarmohen qytetarët...

  • 02 February 2020 - 07:34
Zbulohet nëntoka kriminale e lidhur me Shpend Ahmetin, alarmohen qytetarët...

“Madje ne çdo qytet të Kosovës, e sidomos ne Prishtine, si kryeqytet i vendit, rrallë gjen një objekt ku të mos përfshihet ndonjë aksionar nga emrat e politikës, pushtetit apo familjar e mik i tyre, si dhe nëntoka kriminale e ndërtimtarisë në vend. Por megjithëse kaosi ndërtimor e ka varrosur pothuajse gjithë Prishtinën, kryetarit Shpend Ahmeti dhe klanit të tij mafioz i interesojnë vetëm përfitimet korruptive nga dhënia dhe shitja e lejeve të ndërtimit, nga "talli" që ata ndajnë bashkë me investitorët kryesisht të dyshimtë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po e shohin fushën e biznesit të ndërtimeve në Kosovë, si një ndër bizneset më kriminale të pushtetit të korruptuar, si në nivelin komunal, ashtu edhe në atë qendror.

Kjo gjendje vlerësohet kështu për faktin se në çdo qytet në Kosovë, por sidomos në Prishtinë si kryeqytet, rrallë gjen një objekt ku të mos përfshihet ndonjë aksionar nga emrat e politikës, pushtetit apo familjar e mik i tyre, si dhe nëntoka kriminale e ndërtimtarisë.

Këtë traditë të filluar mbrapsht që nga qeverisja e parë komunale e pas luftës, sipas analistëve politikë, po e vazhdon edhe kryetari Shpend Ahmeti, i cili përfundimisht po e varros Prishtinën në një kaos ndërtimor.

Sic thonë analistët, Shpend Ahmetit dhe klanit të tij i interesojnë vetëm përfitimet korruptive nga dhënia e shitja e lejeve të ndërtimit, nga "talli" që e ndajnë me investitorët kryesisht të dyshimtë të lidhur me PAN-in.

Image
Gani Qarri

“Faktin se ndërtimi në Kosovë, vërtet është bërë një ndër bizneset më kriminale,e dëshmojnë edhe orekset e pangopësisë së pushtetarëve të korruptuar,si ne nivelin komunal ashtu edhe ne atë qendror, të cilët në vend që të zbatojë ligjin, angazhohet vetëm për të zhvatur e përfituar, sa më shumë në mënyrë kundërligjore. Madje ne çdo qytet të Kosovës, e sidomos ne Prishtine, si kryeqytet i vendit, rrallë gjen një objekt ku të mos përfshihet ndonjë aksionar nga emrat e politikës, pushtetit apo familjar e mik i tyre, si dhe nëntoka kriminale e ndërtimtarisë në vend. Por megjithëse kaosi ndërtimor e ka varrosur pothuajse gjithë Prishtinën, kryetarit Shpend Ahmeti dhe klanit të tij mafioz i interesojnë vetëm përfitimet korruptive nga dhënia dhe shitja e lejeve të ndërtimit, nga "talli" që ata ndajnë bashkë me investitorët kryesisht të dyshimtë’, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Qarrit, duke pasur parasysh mënyrën e ndërtimit, në Kosovë rrezikohen me të madhe jetët e qytetarëve edhe nga ndonjë termet fare i vogël, pasi që mafia ndërtimore, sidomos në kryeqytet, shumicën e ndërtimeve i ka ngritur duke mos përfillura asnjë kriter profesional.

“Kështu që nuk do mend se gjendjen më kaotike, sot e kemi pikërisht në fushën e ndërtimeve, ku objektet e ngritura para lufte, thuhet të jenë shumë më të sigurta se objektet e reja, sepse këto të rejat janë ndërtuar, jo sipas rregullave dhe ligjeve ndërtimore por ashtu si kanë dashur vetë nëntoka kriminale me pushtetarët e inkriminuar. Ndaj sot në shumicën e rasteve, aksionarë dhe pronarë te tyre janë, kush tjetër përpos vetë pushtetarët e inkriminuar të niveleve më të larta në Kosovë”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

Në këtë lidhje kriminale të biznesit të ndërtimeve, sipas Qarrit fjalën kryesore e kanë grupi i PAN-it i bashkëlidhur me Shpend Ahmetin.

“Madje pas shumicës së ndërtimeve të larta në Kosovë, fatkeqësisht qëndrojnë, po ashtu vetë pushtetarët e niveleve më të larta, me theks të veçantë në Prishtinë, ku kryetari Shpend Ahmeti pa asnjë problem apo refuzim, ish-kolegëve të PAN-it, ua lëshon lejet ndërtimore dhe pranon heshtjen administrative edhe tek 40 katëshet. E duke pasur parasysh faktin se pikërisht për shkak të shitjes së lejeve ndërtimore, për pasojë edhe ndërtimi, sidomos në Prishtinë, është bërë pa asnjë kriter dhe cilësi profesionale, sot në kryeqytet rrezikohen me të madhe jetët e qytetarëve, pasi që, shumicën e ndërtimeve të larta me leje të shitura, e të marra "nën dorë", pothuajse askush më, nuk i kontrollon”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)