Gjendet mjet shpërthyes te liqeni i Batllavës, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR’i

  • 02 February 2020 - 08:53
Gjendet mjet shpërthyes te liqeni i Batllavës, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR’i

Në afërsi të liqenit të Batllavës, një qytetar ka gjetur një mjet shpërthyes.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Brainë të Podujevës, ku një dëshmitar ka njoftuar policinë se në afërsi të liqenit të Batllavës, ka hasur në një mjet shpërthyes. 

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë për deminim të KFOR’it dhe FSK’së, në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë asgjësimin e mjetit.

(Kosova Sot Online)