Ky është burri që mbyti gruan 33 vjeçare, të bërtiturat e gruas alarmuan fqinjët dhe...

  • 02 February 2020 - 09:13
Ky është burri që mbyti gruan 33 vjeçare, të bërtiturat e gruas alarmuan fqinjët dhe...

Krimi i rëndë në familjen Cuku në Durrës ka ndodhur ndërsa në banesë kanë qenë tre fëmijët e vegjël të çiftit, ku më i madhi është vetëm 10 vjeç.

Lulzim Cuku goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij 12 vjet më të re, Manjolën, duke i marrë jetën. 

Të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Menjëherë pas krimit, 45 vjeçari është larguar nga banesa duke lënë fëmijët. Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes.

Image

(Kosova Sot Online)