Zhvillimet dramatike, ky mund të jetë skenari në prapaskenë për formimin e qeverisë

  • 02 February 2020 - 09:17
Zhvillimet dramatike, ky mund të jetë skenari në prapaskenë për formimin e qeverisë

“Për votimin e Glaku Konjufcës në Kuvend nuk është fajtor Albini, sikurse që nuk do të jetë fajtorë për asnjë lloj skenari me 3 janar 2020. Përkundrazi, pse të mos provojë Albin Kurti të gjitha mundësitë që të formojë qeverinë pa LDK-në, qoftë ajo qeveri e pakicës apo shumicës së thjeshtë në Kuvend me marrëveshje në momentet e fundit nga ndonjërën nga partitë e PAN-it, për ta dëshmuar vetën, si i vetmi liderë partiak i skenës politike kosovare që ka mbetur pa u sprovuar në qeverisjen e vendit. E nëse këtë nuk e bën Albini, më mirë është t'i thotë lamtumirë skenës politikes, ashtu siç po i thonë të rinjtë Kosovës, lamtumirë vendlindja ime”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurtit, të hënën më 3 shkurt është caktuar seanca për votimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ani pse “Kosova Sot Online” nga burimet ka mësuar se tashmë është arritur marrëveshja për koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, ende nuk ka një konfirmim nga zyrtar nga të dyja partitë.

E lidhur me seancën e së hënës, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Florim Zeqa.

Image
Florim Zeqa

“Për pasojë të kushtëzimit tepër jo serioz që i erdhi LVV-së nga LDK-ja, duke ja kërkuar edhe pozitën e krye parlamentarit, përveç asaj të Presidentit në vitin që vjen, Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po detyrohen që të nisen edhe në një aventurë të re, me thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës për ta votuar përbërjen e qeverisë së re pa marrëveshje koalicioni me asnjë subjekt politik, sikur që veproi edhe me seancën konstituive dhe zgjedhjen kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca”, thotë Zeqa.

Prandaj sipas tij, ky veprim tregon më së miri se qeveria do të bëhet edhe pa LDK-në.

“Sikurse me 26 dhjetor, që ishte aventurë e paparashikuar, edhe tani të hënën me 3 janar do të jetë një aventurë e re dhe e paparashikuar për Albin Kurtin për ta votuar përbërjen e qeverisë së re pa marrëveshje koalicioni me asnjë subjekt politik, sikur që veproi edhe me seancën konstituive dhe zgjedhjen kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca. Ai që tradhton njëherë, tradhton përherë. Për herën e parë fajtorë është tradhtari, herën e dytë i tradhtuari! Edhe pse populli votoi për ndryshime me 6 tetor të vitit të kaluar, ky vullnet i qytetarëve u tradhtua përsëri nga ai që tradhtoi në vitin 2014, pra nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij. Kësaj radhe tradhtia është më e madhe dhe e dyfisht. Albin Kurti duke e njohur dhe sprovuar paraprakisht, mbanë përgjegjësi historike që i besoi një monstrumi politik, i cili nuk e ka hallin e Kosovës e aq më pak të LDK-së, por se si të shuaj egon e sëmurë për pushtet”, shton analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”. 

Më tej, Zeqa thotë se Isa Mustafa po e shfrytëzon sjelljen arbitrare në parti, dhe nga lakmia e tij e madhe që të ulet në pozitën e Presidentit të vendit, e solli krizën deri këtu.

“Sikur Albin Kurti t'ia plotësonte kushtin për t'u bërë president, monstrumit politik nuk do t'i interesonte më asnjë post për LDK-në, e aq më pak posti i krye parlamentarit. Por, kur Albini i doli "arrë e fortë", monstrumi politik u kap pas postit të krye parlamentarit, të cilin e votoi me sejmenët e vet me 26 dhjetor të vitit 2019. Për votimin e Glaku Konjufcës në Kuvend nuk është fajtor Albini, sikurse që nuk do të jetë fajtorë për asnjë lloj skenari me 3 janar 2020. Përkundrazi, pse të mos provojë Albin Kurti të gjitha mundësitë që të formojë qeverinë pa LDK-në, qoftë ajo qeveri e pakicës apo shumicës së thjeshtë në Kuvend me marrëveshje në momentet e fundit nga ndonjërën nga partitë e PAN-it, për ta dëshmuar vetën, si i vetmi liderë partiak i skenës politike kosovare që ka mbetur pa u sprovuar në qeverisjen e vendit. E nëse këtë nuk e bën Albini, më mirë është t'i thotë lamtumirë skenës politikes, ashtu siç po i thonë të rinjtë Kosovës, lamtumirë vendlindja ime”, përfundon analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )