Fëmijët ishin në gjumë, dalin detajet si e vrau burri gruan me thikën e bukës

  • 02 February 2020 - 09:24
Fëmijët ishin në gjumë, dalin detajet si e vrau burri gruan me thikën e bukës

Me një diferencë prej 12 vjetësh, Lulzim dhe Manjola Çuko kishin lidhur kurorë vite më parë dhe nga martesa e tyre kanë tre fëmijë, por fati i tyre tashmë do të jetë i trishtë, pasi babai u vrau nënën për motive të dobëta.

Krimi ka tronditur zonën kur banonte 45-vjeçari Lulëzim Cuuko, që ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Cuuko 33 vjeçe duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:55, në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulëzimi 45 vjeç, në banesën e tij, për motive të dobëta  ka qëlluar me thikë , gruan e tij Monjolën e cila për pasojë ka ndërruar jetë. 

Ndërkohë burime bëjënë me dije se çifti i bashkëshortëve kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, kjo e fundit 10 vjeç dhe është vajza e madhe e familjes. Familja në fjalë njihej ndryshe edhe me mbiemrin Lika.

Lulëzim Cuuko, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë. Ai punonte në Greqi si emigrant, ndërsa bashkëshortja e ndjerë ishte shtëpiake.

Policia ka nisur informacionet në pikat kufitare me qëllim arrestimin e tij në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

(Kosova Sot Online)