Nënshkruhet koalicioni VV-LDK, ja detajet

  • 02 February 2020 - 09:32
Nënshkruhet koalicioni VV-LDK, ja detajet

(E plotësuar) - Albin Kurti dhe Isa Mustafa, në një konferencë për media e kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për koalicion, ashtu siç raportoi me herët “Kosova Sot Online” nga burimet e saj.

“Kur na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e kuvendit të kosovës në të cilën dop të zjgehdim qeverinë e re. Ne sot u tkauam me kryetarin e ldk së professor isa mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për te gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjqsive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”, është shprehur Kurti.

“Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka thënë se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

“Konjufca s’do të japë dorëheqje, por ai do të vijë në ekzekutiv”, ka thënë Kurti, i cili nuk ka bërë të ditur se çfarë posti të ri do të marrë Konjufca.

Derisa kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kanë arritur marrëveshje me VV-në me alternativën më të mirë që është në dobi të Kosovës.

“Ne kemi arritur marrëveshje, e vlerësojmë që është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës, e të ndryshimeve që domosdoshmërisht duhet të ndodhin në vendin tonë. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat e bashkërisht kemi ardhur në një zgjidhje që besojmë se është në interes të Kosovës dhe të kemi një qeveri të suksesshme të realizojë pritshmëritë”, ka thënë Mustafa.

**********************

Vetëvendosje dhe LDK e kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion, mëson nga burimet e saj “Kosova Sot Online”.

E pas pak, Albin Kurti e Isa Mustafa në një konferencë të përbashkët nga holli i Kuvendit, do të bëjnë të ditur se është arritur marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe detajet e tjera.

Pas pak detajet...

Image

Albin Kurti e Isa Mustafa me konferencë të përbashkët

Albin Kurti e Isa Mustafa do të mbajnë një konferencë të përbashkët nga holli i Kuvendit, bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

“Në hollin e Kuvendit, në 9:30, mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media e dy kryetarëve, Albin Kurti dhe Isa Mustafa”, thuhet në njoftim.

Pritet që ata të zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

(Kosova Sot Online)