“Dy herë në bark dhe njëherë në zemër”, hetuesit tregojnë si u vra nëna e tre fëmijëve nga burri

  • 02 February 2020 - 11:37
“Dy herë në bark dhe njëherë në zemër”, hetuesit tregojnë si u vra nëna e tre fëmijëve nga burri

Dalin detaje të reja nga krimi brenda familjes që tronditi opinionin publik mëngjesin e kësaj të diele.

Burime nga grupi hetimit thonë se Lulzim Cukur e ka qëlluar tre herë me thikë bashkëshorten.

Sipas hetuesve, 33 vjeçarja është qëlluar dy herë në bark dhe një goditje në pjesën e zemrës, e cila ka rezultuar fatale për jetën e saj. Sipas hetuesve nuk ka gjymtim të kufomës. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:50 minuta të mbrëmjes së shkuar dhe dyshohet se ka ardhur për motive xhelozie. 45 vjeçari punonte në Greqi si emigrant.

Ata kishin tre fëmijë të vegjël, një 2 vjeçar dhe dy vajza, përkatësisht 7 dhe 10 vjeçe, të cilët tanimë kanë mbetur jetimë.

Çifti jetonte në Xhafzotaj dhe kishin një banesë disa kate.

(Kosova Sot Online