Meta përshëndet marrëveshjen VV-LDK

  • 02 February 2020 - 11:44
Meta përshëndet marrëveshjen VV-LDK

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për formimin e qeverisë ndërmjet LDK’së dhe VV’së

Përmes një statusi në Facebook, Meta ka thënë se një qeverisje e qëndrueshme është në interes jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. 

“Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”, ka shkruar Meta.

(Kosova Sot Online)