Pas koalicionit me VV-në, Gazmend Muhaxheri merr post të ri në LDK

  • 02 February 2020 - 14:19
Pas koalicionit me VV-në, Gazmend Muhaxheri merr post të ri në LDK

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri nga sot ka marrë një pozitë të re në LDK.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, Gazmend Muhaxheri është bërë nënkryetari i ri LDK-së.

Muhaxheri është nënkryetari i katërt i LDK-së, pas Agim Veliut, Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit.

Po ashtu në mbledhjen e KP-së, LDK votoi marrëveshjen me LVV-në për bashkëqeverisje.

(Kosova Sot Online)