Çfarë po ndodhë në LDK? Tani bëhet me shtatë Nënkryetarë, ja emrat

  • 02 February 2020 - 14:27
Çfarë po ndodhë në LDK? Tani bëhet me shtatë Nënkryetarë, ja emrat

Agim Veliu, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani s’do të jenë Nënkryetarët e vetëm të LDK’së. Sot, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së janë votuar edhe katër Zëvendës të Isa Mustafës. Nënkryetarë janë bërë edhe Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni e Gazmend Muhaxheri.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, dikur pjesë e ORA’s, është ngjitur gati në krye të LDK’së. Prej sot ka marrë pozitën e Nënkryetarit të Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Sikur Muhaxheri në LDK është bërë edhe Imri Ahmeti, Kryetar i Lipjanit. 

Humbësi i zgjedhjeve të fundit, Ismet Beqiri është shpërblyer nga Isa Mustafa me pozitë të njëjtë që mban Lutfi Haziri, Agim Veliu e Vjosa Osmani.

Edhe Haki Rugova është rikthyer në pozitën e Nënkryetarit të LDK’së.

Kjo është hera e parë kur LDK emëron kaq shumë Nënkryetarë. Historikisht, kjo parti ka pasur tre nënkryetarë derisa partitë tjera kanë pasur deri në nëntë zëvendësa të kryetarit.

Krejt këto emërime janë bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së ku u votua për marrëveshjen e koalicionit me Vetëvendosjen, ku askush s’doli kundër dhe as nuk abstenoi.

(Kosova Sot Online)