Akuzat e Haradinajt për pazarin 50 miliardësh, Thaçit i vjen paralajmërimi shokues

  • 03 February 2020 - 07:28
Akuzat e Haradinajt për pazarin 50 miliardësh, Thaçit i vjen paralajmërimi shokues

 “Në rastin e parë, kur Presidenti kryen vepra penale të dënueshme mbi 5 vjet burg, hetohet rasti nga prokuroria dhe mblidhen faktet dhe provat, dhe dërgohet me padi lëndë në gjykate. Ne rastin e tillë në mënyrë automatike, nëse akuzohet për vepër mbi 5 vjet shkarkohet Presidenti. Në këtë anë ka prova të mjaftueshme. Nuk duhet fare të futemi thellë. Mjaftojnë deklaratat e tij për ndërrim territori, për korrigjim, apo marrëveshja e tij dhe e Isa Mustafës e vitit 2015 për Asociacion, që të dytë do të duhej të dënohen me burg deri me dënim të përjetshëm. Në Kodin Penal theksohet se rastet e tilla të veprës penale dënohen deri në burg të përjetshëm prandaj fakte ka”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se Prokuroria e Kosovës nuk duhet të heshtë para denoncimit të hapur dhe tepër shqetësues që kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj e ka bërë në adresë në Presidentit, Hashim Thaçi, duke e zbuluar çmimin me të cilin ai pretendon t’ia shes shtetit të Serbisë pasuritë e Kosovës.

“Bëhet fjalë për 50 miliardë euro sepse s’ka logjikë me ia jep Trepçën Serbisë pa diçka, unë besoj që prapa këtyre skenarëve ka plot argumente. Mendoj që mbajtja gjallë e kësaj teme është me një prapavijë se nuk mendoj që vjen krejt rastësisht”, ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

E për këtë deklaratë, sipas Kelmendit, duhet një hetim nga prokuroria, kurse inicimi i procedurës së shkarkimit në Gjykatën kushtetuese për Thacin, të fillohet sipas normave kushtetuese.

Image
Muhamet Kelmendi

“Në rastin e parë, kur Presidenti kryen vepra penale të dënueshme mbi 5 vjet burg, hetohet rasti nga prokuroria dhe mblidhen faktet dhe provat, dhe dërgohet me padi lëndë në gjykate. Ne rastin e tillë në mënyrë automatike, nëse akuzohet për vepër mbi 5 vjet shkarkohet Presidenti. Në këtë anë ka prova të mjaftueshme. Nuk duhet fare të futemi thellë. Mjaftojnë deklaratat e tij për ndërrim territori, për korrigjim, apo marrëveshja e tij dhe e Isa Mustafës e vitit 2015 për Asociacion, që të dytë do të duhej të dënohen me burg deri me dënim të përjetshëm. Në Kodin Penal theksohet se rastet e tilla të veprës penale dënohen deri në burg të përjetshëm prandaj fakte ka”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, për një drejtësi të pavarur do të mjaftonin vetëm këto fakte që u përmendën më lartë, por ka edhe në mal dyshimesh të tjera që duhet të hetohen dhe të zbardhen, por nuk ka se kush të merret me to.

“Por, shtohet pyetja tani se kur ka për të hetuar dhe kush për të zbatuar. Si Thaçi, ashtu edhe Mustafa kanë fakte të bollshme të kryerjes së veprës penale. Këtu nuk po përmendi ndoshta ato dyshimet tjera për keqpërdorim të detyrës, në pasurimin e tyre të pa masë etj, që i takon Prokurorisë ti hetoj”, shton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai thekson se alternativa tjetër parlamentare e shkarkimit të Presidentit nga detyra për shkeljen e Kushtetutës, është ajo përmes parlamentit, por që dallon shumë dhe është ndëshkim më i lehtë se sa ndjekja penale.

“Dërgimin e Presidentit të vendit në Gjykatën Kushtetuese mund ta bëjë vetëm Grupi parlamentar i cili paraqet peticion për shkarkimin e tij nga pozita për shkeljet ligjore dhe Kushtetuese. Natyrisht se në Kushtetutë janë përcaktuar edhe faktet kur dhe si mundë të shkarkohet Presidenti. Këtu nuk po flasim për rastet që vijnë nga natyra si vdekja dhe sëmundja e rënd, ku natyrisht bëhet shkarkimi në mënyrë të vetvetishme. Këtu po analizojmë dy mënyra të tjera të shkarkimit. E para, vepra penale mbi 5 vjet burg dhe E dyta peticioni nga 1/3 e deputeteve për shkarkim dhe votimi i këtij peticioni në Kuvend dhe dërgimi i lëndës në Gjykatën Kushtetuese për të nxjerrë verdiktin për apo kundër shkeljeve. Këtë mund ta bëjnë deputetët në Kuvendin e Kosovës duke e nënshkruar peticionin 1/3 dhe pastaj bëhet zyrtarisht dërgimi në Gjykatën Kushtetuese për të vërtetuar shkeljet. Këtu nëse Gjykata Kushtetuese e konstaton shkeljen, rasti urgjentisht, pas një jave kthehet në Kuvend dhe me vota ndodhë shkarkimi i Presidentit të shtetit”, përfundon profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)