Alarmohet Kosova: Ja mafia që po e sundon shtetin

  • 03 February 2020 - 07:36
Alarmohet Kosova: Ja mafia që po e sundon shtetin

“Në çdo vend të botes ekziston mafia. Në Kosovë dhe Shqipëri nuk ekziston mafia, sepse vetë pushtetet janë mafia dhe nuk tolerohen dot dy mafia, edhe të politikës edhe të njerëzve të rëndomtë. Raportet ndërkombëtare për çdo vit na rangojnë aty. Nuk ka asnjë ndryshim me vitet paraprake. Korrupsioni dhe krimi i organizuar po e zbraz Kosovën, sepse qytetari i rëndomtë çdo gjë duhet ta kryej me para. Mjerë ai që sëmuret këtu dhe kërkon shërim. Duhet të ketë para të majme për t'i ushqyer mjekët kriminal”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Po mbushen plot 21 vite në liri të shtetit të Kosovës, dhe 13 vite shtet plotësisht i pavarur, dhe akoma krimi dhe korrupsioni po vazhdojnë të jenë sfida kryesore që po e pengon zhvillimin dhe të ardhmen e shtetit të ri të Kosovës.

Sipas analistëve politik, mbetet shqetësues fakti se si Kosova po dështon hapur në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Edhe pse në raporte të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, krimi dhe korrupsioni janë sfida kryesore për Kosovën, dhe krimi realisht po e sundon Kosovën dhe çdo institucion në të, në shtetin tonë nuk kemi ende asnjë gjykim të profilit të lartë për krim e korrupsion.

Lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik. Faik Krasniqi.

Sipas Krasniqit, në të gjitha shtetet e botës ekzistojnë lidhje të ndryshme mafioze që edhe i njeh e toleron shteti, por lidhja mafioze e Kosovës është bërë aq e rrezikshme, sa që po e zbrazë edhe shtetin, qytetarët po ikin jashtë vendit.

Image
Faik Krasniqi

“Në çdo vend të botes ekziston mafia. Në Kosovë dhe Shqipëri nuk ekziston mafia, sepse vetë pushtetet janë mafia dhe nuk tolerohen dot dy mafia, edhe të politikës edhe të njerëzve të rëndomtë. Raportet ndërkombëtare për çdo vit na rangojnë aty. Nuk ka asnjë ndryshim me vitet paraprake. Korrupsioni dhe krimi i organizuar po e zbraz Kosovën, sepse qytetari i rëndomtë çdo gjë duhet ta kryej me para. Mjerë ai që sëmuret këtu dhe kërkon shërim. Duhet të ketë para të majme për t'i ushqyer mjekët kriminal”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Krasniqit, derisa krimi dhe korrupsioni janë shtresuar në krye të shtetit në institucionet publike, është e pamundur që të luftohet nga aty, derisa nuk ndryshon krejtësisht qeverisja politike e shtetit.

“Është e pa imagjinueshme që nga të korruptuarit të presim ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ata s'mund ta luftojnë vetveten. Por as të shkojnë vullnetarisht në burg për korrupsion”, deklaron Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)