Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • 03 February 2020 - 08:09
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, takohet me Jean-Marie Bockel, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Mbrojtjes dhe Forcave te Armatosura të Francës. (Zyra e kryetarit, Gjilan, ora 9.00).

Zyra e BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Universiteti i Prishtinës dhe Shoqata e të Diplomuarve e Skemës së Profesionistëve organizojnë edicionin e shtatë të Shkollës Dimërore të BE-së. (Amfiteatri i Fakultetit të Filozofisë i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin Prishtinës, ora 9.15).

Mbahet një aktivitet nga studentët, ku do të improvizohet Kuvendi i  Kosovës dhe marrja e pagave të deputetëve pa qenë asnjë ditë në punë. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 10.00).

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të bëhet votimi i Qeverisë së re. (Kuvendi i Kosovës, ora 11.00).

(Kosova Sot Online)