Orari i seancës së sotme, ku prezantohet dhe votohet Qeveria e Re e Kosovës

  • 03 February 2020 - 08:14
Orari i seancës së sotme, ku prezantohet dhe votohet Qeveria e Re e Kosovës

Deputetët e legjislaturës së re mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e përzgjedhur nga zgjedhjet e gjashtë tetorit do të votojnë sot për zgjedhjen e Qeverisë së Re të Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Seanca e Kuvendit të Kosovës fillon nga ora 11:00.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën që dje të zyrtarizojnë koalicionin e tyre bashkëqeverisës pas përpjekjeve disa mujore.

Kuvendit të Kosovës do t’i shtohen emra të rinj të deputetëve nga të dy partitë, për shkak të ndryshimeve që do të bëhen nëpër poste ekzekutive.

(Kosova Sot Online)