Ja kush është qeveria e re e Kosovës

  • 03 February 2020 - 10:37
Ja kush është qeveria e re e Kosovës

Pas një seance maratonike, është votuar Qeveria e re e Kosovës, me kryeministër, Albin Kurtin.

Me 66 vota për dhe 10 abstenime u votua Qeveria Kurti.

Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.

Zëvendëskryeminsitër i dytë, ndërkaq, është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këta janë emrat e ministrave e qeverisë së re:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic. 

 

(E plotësuar) - Është rikthyer puna në Kuvendin e Kosovës, me deputetët që kanë vazhduar me debatin para votimit për Qeverinë e re të Kosovës.

Kuvendi në pauzë deri në orën 15:45

Me kërkesë të LDK’së, seanca ku pritet të zgjedhet Albin Kurti kryeministër është ndërprerë për një orë pauzë.

Deputetët do të kthehën në sallë në orën 15:45 për t’i vazhduar diskutimet e më pas edhe për të votuar Qeverinë Kurti.

Një gjë të tillë e ka miratuar nënrkyetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Ky është Kabineti Qeveritar i Albin Kurtit

Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër ndërkaq është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.

Zëvendëskryeminsitër i dytë ndërkaq është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këta janë emrat e ministrave:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic.

Kurti tregon pikat kyçe të planit 4 vjeçar: Veting në bashkëpunim me ndërkombëtarët

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, para propozimit të kabinetit të tij qeverisë para deputetëve të Kuvendit, ka shpalosur disa prej pikave kryesore që synon t’i realizojë përgjatë qeverisjes së tij.

Kurti ka thënë se qeveria e tij do t’i ketë 15 ministra dhe diku rreth 33 zëvendësministra që sipas tij do të ndikojë në zvogëlimin e shpenzimeve për post e privilegje dhe do të ketë më shumë para për investime.

Përveç kësaj, Kurti ka përmendur rritjen e vendeve të punës, zhvillimit ekonomik.

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i VV’së ka thënë se do të shuhet Agjencia e Privatizimit dhe ajo do të kalojë në agjenci brenda Qeverisë.

Për punëtorët ka premtuar kujdes të veçantë. Sipas tij do të punohet vetëm 8 orë në ditë e 40 orë në javë. Ndërkohë ka thënë se për të kontrolluar një gjë të tillë do të angazhojë rreth 400 inspektor.

 Ndërkohë teksa ka folur për buxhetin, Kurti ka thënë se përgjatë mandatit të parë do të kenë një buxhet prej 3 miliardë eurove.

Gjithashtu ka përmendur investimet ne teknologji, dhe përkushtim për rend dhe sundim të ligjit. Kurti ka përmendur edhe Vettingun  që do të kryhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Gjithashtu Kurti ka thënë se do të kërkojë llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës.

Nis seanca për votimin e Qeverisë, Konjufca tërhiqet nga detyra

Glauk Konjufca është tërhequr nga pozita e kryeparlamentarit.

Pas betimit të 9 deputetëve, kur edhe ka thirrur që të hap seancën kreun e LV-së, Albin Kurtin, Glauk Konjufca ja ka kaluar udhëheqjen e seancës nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavcit.

“Prej këtij momenti ja kaloj fjalën që ta udhëheq këtë seancë nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavcit”, ka thënë ai.

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re.

Në sallë janë të pranishëm deputetët e të gjitha grupeve parlamentare, ani pse paraprakisht disa prej tyre kanë bërë të ditur se nuk votojnë qeverinë Kurti.

Dje është arritur marrëveshja e koalicionit në mes të dy partive që për disa muaj kanë negociuar mes vete.

LV dhe LDK janë marrë vesh që qeveria që do të udhëhiqet nga Albin Kurti të ketë 15 ministri. Dy partitë marrin nga 6 ministri, deri 3 i shkojnë minoriteteve.

Gjithashtu, pritet që të bëhet edhe largimi i Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit, post ky që e ka mbajtur nga seanca konstituive e 26 dhjetorit.

Në këtë post, Albin Kurti pritet që të propozojë nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmanin.

E konfirmon Kurti, tregon sa vota i ka siguruar për votimin e Qeverisë

Mandatari Albin Kurti, e ka konfirmuar se i ka votat për formimin e qeverisë së re.

Kurti rrugës për në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca tha se “janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”.

Ndryshe, në orën 11:00 ishte paraparë të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë.

Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme.

Deputetët LV-së hyjnë në sallë

Deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë në sallën e Kuvendit.

Për pak pritet që të nisë seanca ku do të votohet qeveria në krye me Albin Kurtin.

Paraprakisht në sallë janë parë duke hyrë deputetët e LDK-së dhe AAK-së.

Image

Seanca për votimin e Qeverisë Kurti nuk nis me kohë

Në ora 11:00 ishte paraparë që të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë, veçse Albin Kurti, lideri i LV-së momentalisht është në takim me pakicat.

Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar të hyjnë në sallën e seancave të Kuvendit, ku pas pak pritet të nis seanca për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kuçi i PDK’së: Nuk e votojmë qeverinë Kurti

Në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar grumbullimi i deputetëve të cilët do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e Albin Kurtit.

Aty tashmë kanë filluar të mblidhen edhe deputetët e PDK’së të cilët thonë se janë pajtuar të qëndrojnë në opozitë për një mandat.

Hajredin Kuçi ka thënë se në seancën e sotme do të veprojnë si opozitë dhe që nuk do ta votojnë qeverinë e Albin Kurtit.

“Ne kemi tash rol të ri. E ndiejmë nevojën që Kosova të ketë institucionet e veta. Opozita do të luajë rolin e vet por gjithmonë do ta marrë parasysh interesin qytetar. Është qëndrim opozitar dhe opozita nuk e voton qeverinë, por për vendimet në interes të vendit normalisht që do të luajmë rolin tonë. Kam qenë edhe më herët opozitë. I marr si procese normale. Janë procese demokratike. Kushdo që fiton një ditë duhet të përgatitet për opozitë e ai që humb se një ditë do të marrë pushtetin. Kjo është demokracia”, ka thënë Kuçi për ktv.

Seanca për votimin e qeverisë së Albin Kurtit do të nisë në orën 11.

AAK merr vendimin, tregon se a e voton qeverinë Kurti

Para fillimit të seancës plenare për votimin e qeverisë re, deputeti Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe njëherë qëndrimin e partisë së tij se do votojnë kundër formimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Selmanaj tha se dy partitë që kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje kanë humbur katër muaj kohë për poste.

“Ne si grup parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës jemi opozitë dhe normal që ne do të votojmë kundër kësaj qeverie. Por ajo që dua të them është se Kosovës, pa asnjë arsyeje të vetme i humbën katër muaj pa i formuar institucionet edhe këta kanë ardhur në pikën fillestare, ku kanë filluar negociatat. Kështu që mendoj që ka lënë një shije të keqe përkundër premtimeve se nuk negociojmë për poste, u pa që gjithë kjo është negociuar për ministri e pozita të ndryshme qeveritare”, tha Selmanaj.

Në orën 11:00 pritet të fillojë seanca plenare ku pritet të votimit për formimin e qeverisë së re.

Image

Kuvendi gati për nisje të seancës

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare ku pritet të hidhet në votim Qeveria e re e Kosovës.

Pjesë e seancës do të jenë të gjithë deputetët e rinj të legjislaturës së shtatë.

Gazetarët dhe kameramanët janë në pjesën e sipërme të Kuvendit.

Salla duket të jetë plotësisht gati për nisje të seancës.

Image

Kurti niset për në Kuvend: Pas 23 vjetësh kam rastin t’i shërbej popullit

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka folur para mediave para nisjes për në Kuvend të Kosovës, ku për pak pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re. 

Kurti ka bërë të ditur se kryer përgatitjet për seancë.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për seancën, me që rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re, e cila do të punojë mbarë e mirë e sipas programit të harmonizuar, me një ekip shumë të mirë të kabinetit, por mbi të gjitha sot dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që na mundësuan një ditë të tillë, në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë me 6 tetor, ne si përfaqësues ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar, pra ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar me vullnetin e popullit”, tha Kurti, teksa konfirmoi se do të takohet me deputetët e pakicave.

“Do t’i zhvilloj takimet përfundimtare edhe me disa deputetë do të shkoj njëherë në zyrën e grupit parlamentar të LV-së”, shtoi ai.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas 23 vjetësh e ka rastin që t’i shërbejë popullit.

“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)