Quni dhe Mustafa shkojnë në Kuvend

  • 03 February 2020 - 10:42
Quni dhe Mustafa shkojnë në Kuvend

Kuvendi i Kosovës në ora 11:00 pritet të mbajë seancën plenare me rend dite zgjedhjen e qeverisë së Republikës së Kosovës.

Prapa Kuvendit janë parë disa nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Anton Quni.

Dje në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, Besian Mustafa është propozuar për Ministër të Bujqësisë dhe Anton Quni Ministër i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së.

(Kosova Sot Online)