Theri gruan në sy të fëmijëve, dëshmia e Cukut: E kishte kthyer banesën në bordello

  • 03 February 2020 - 10:53
Theri gruan në sy të fëmijëve, dëshmia e Cukut: E kishte kthyer banesën në bordello

Gruan e vrau duke e goditur tre herë me thikë në su të fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulzim Cuku I mori jetën të shoqes 33 vjeçare për motive xhelozie.

Këtë të hënë është zbardhur për herë të parë dëshmia e tij para hetuesve, teksa Cuku fillimisht tentoi të arratisej, por më pas u pendua për krimin dhe u vetëdorëzua në polici. Cuku I ka thënë hetuesve se ai shkonte për punë në Greqi dhe menjëherë sapo largohej, banesa bëhej ‘shtëpi publike’, një aludim që 45 vjeçari e mbështet dhe në fjalët që i kanë thënë persona të tjerë.

“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijët e mi ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetëvritesha, por nuk ia dola. Sherri i fundit ndodhi pasi prej kohësh kishim debate. Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda lloj-lloj njerëzish aty.

I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi, më thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njerëz të panjohur në shtëpi. Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë. Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, ka deklaruar autori i krimit.

(Kosova Sot Online)