Çfarë kishte shkruar në fletoren personale sulmuesi i Londrës

  • 03 February 2020 - 10:57
Çfarë kishte shkruar në fletoren personale sulmuesi i Londrës

Sulmuesi Sudesh Amman kishte planifikuar të kryente sulm terrorist me thikë, kur ishte dënuar para më shumë se një viti.

Atëherë në moshën 18-vjeçare, ai kishte buzëqeshur para njerëzve kur ishte dënuar me tri vjet e katër muaj burgim, shkruan “Metro UK”.

Amman besohet se u lirua nga burgu vetëm disa ditë para sulmit me thikë, duke arritur ta realizonte qëllimin e tij jetësor – vdekjen si martir.

Policia angleze e gjeti një fletore në shtëpinë e tij, në të cilën i kishte shkruar qëllimet jetësore. Sipas ish-shefit të Policisë Metropolitane, Alexis Boon, qëllimi i parë në këtë listë ishte vdekja si martir dhe shkuarja në xhenet.

Ky zyrtar tha se Amman kishte interesim të madh për dhunë dhe dëshironte të vdiste në emër të terrorizmit.