Kurti pas takimit me pakicat: Mbi 61 deputetë do të votojnë për qeverinë time

  • 03 February 2020 - 11:33
Kurti pas takimit me pakicat: Mbi 61 deputetë do të votojnë për qeverinë time

Mandatari Albin Kurti, e ka konfirmuar se i ka votat për formimin e qeverisë së re.

Kurti rrugës për në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca tha se “janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”.

Ndryshe, në orën 11:00 ishte paraparë të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë.

Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme. 

(Kosova Sot Online)