Forcat siriane vrasin katër ushtarë turq

  • 03 February 2020 - 11:42
Forcat siriane vrasin katër ushtarë turq

Katër ushtarë turq janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga granatimet e forcave qeveritare të Sirisë në provincën e Idlibit.

Qeveria turke tha se i ka vrarë rreth 35 ushtarë sirianë si shenjë hakmarrjeje ndaj humbjeve të ushtrisë turke. Sidoqoftë, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se vetëm gjashtë ushtarë sirianë janë vrarë nga sulmet e forcave turke.

Dhjetëra mijëra civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivës së forcave siriane dhe ushtrisë ruse kundër forcave opozitare në Idlib.

Të hënën, presidenti turk, Rexhep Erdogan, e paralajmëroi Rusinë që të mos qëndrojë në rrugën e forcave turke, shkruan “BBC”.

“Ata që e vënë në pikëpyetje vendosmërinë tonë do ta kuptojnë shpejt se kanë bërë një gabim”, tha ai.

Javën e kaluar, kreu i shtetit turk tha se ushtria e vendit të tij do të kundërpërgjigjej, nëse kërcënohet në çfarëdo forme.

(Kosova Sot Online)