Vodhi një çantë me para, arrestohet burri nga Prishtina

  • 03 February 2020 - 11:47
Vodhi një çantë me para, arrestohet burri nga Prishtina

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka vjedhur një çantë me para

Rasti ka ndodhur pasditen e 13 janarit, ndërkaq i dyshuari është arrestuar më 2 shkurt.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari kishte depërtuar me forcë në një këmbimore dhe nga aty ka vjedhur një çantë me para.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)