Betohen si deputetë ministrat e qeverisë Haradinaj

  • 03 February 2020 - 11:49
Betohen si deputetë ministrat e qeverisë Haradinaj

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar me betimin e 9 deputetëve që nuk ishin betuar në seancën e 26 dhjetorit.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka ftuar fillimisht deputetët për të bërë betimin.

“103 deputetë, ju njoftoj se seancën konstituive kanë munguar 9 deputetë për ta dhënë betimin, deputeti që mungon në seancë, betimin e bën në mbledhjen e radhës, i njoftoj deputetët që nuk e kanë dhënë betimin”, tha Konjufca.

Më vonë është bërë edhe betimi i këtyre 9 deputetëve.

(Kosova Sot Online)