Mulhaxha – Kollçaku: Seanca e sotme historike, do të votohet koalicioni që e pritën aq shumë qytetarët

  • 03 February 2020 - 12:23
Mulhaxha – Kollçaku: Seanca e sotme historike, do të votohet koalicioni që e pritën aq shumë qytetarët

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, në fjalimin e saj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se me votimin e Qeverisë Kurti, po çohet në vend porosia e qytetarëve të cilët votuan për ndryshim në zgjedhjet e 6 tetorit

Mulhaxha – Kollçaku tha se seanca e sotme është historike dhe se sot po votohet koalicioni të cilën e pritën qytetarët e Kosovës.

“Kjo seancë është ngjarje historike, në Kosovën pas pavarësisë, sepse për herë të parë opozita ka fituar me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Sot do ta votojmë koalicioni që e priten aq shumë qytetarët. Sot po vihet në vend porosia e qytetarëve të cilët më 6 tetor na votuan. Derisa 6 tetori i vitit 2019 do të jetë një datë e shënuar në historinë e re të Kosovës, ajo që na pret në 2020 është po aq ë rëndësishme. Fitorja jonë është mundësia për ta bërë ndryshimin që e kemi kërkuar”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)