Haxhi Shala: Albin Kurti është zhveshur nga çdo ideal

  • 03 February 2020 - 12:41
Haxhi Shala: Albin Kurti është zhveshur nga çdo ideal

Haxhi Shala, shef i deputetëve të Nismës Socialdemokrate ka deklaruar se LV dhe LDK kanë faj për ngecjet disa mujore në formim të qeverisë.

Shala para deputetëve ka thënë se qytetarët nuk janë të obliguar që t’i dëgjojnë fyerjet e dy partive.

“Ju kërkoj falje për këtë muaj ngecje, kur fajin më të madh e kanë ata që e kishin mandatin e krijimit ët qeverisë.

Ta paktën sot qytetarët nuk do të jenë të obliguar që të dëgjojnë ofendimet tuaja. Nëse ju po pretendoni standard të ri, fillimi juaj dëshmon të kundërtën, në këto negociata për katër muaj për të ndarë poste, e  keni synuar dominimin ndaj njëri tjetrit”, thotë ai.

Shala tutje ka thënë se Kurti këta muaj është zhveshur nga çdo ideal.

“Personalisht nuk jam i habitur sepse mandatari për kryeministër që kur ka filluar të merret me politikë, ndryshe ka thënë ndryshe ka vepruar, këta muaj është zhveshur nga çdo ideal. Cili ligj do të zbatohet nëse gjithçka që ka ndërtuar deri më tani është e bërë në aktivitete joligjore, kjo organizatë që e ka në kulturë radikalizmin.  Pres pak nga ky kryeministër që mund të quhet simbol i hipokrisë”, tha Shala.

Ai i ka kujtuar Kurtit se në protestat që kishte organizuar Lëvizja Vetëvendosje kanë vdekur dy protestues.

(Kosova Sot Online)