Shkumbin Demalijaj i reciton poezi Albin Kurtit

  • 03 February 2020 - 13:37
Shkumbin Demalijaj i reciton poezi Albin Kurtit

Deputeti nga radhët e AKK-së, Shkumbin Demalijaj, gjatë fjalimi të tij ka recituar një poezi për qeverinë që pritet të formohet sot dhe mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.

“Sistemi i Stalinit dëshiron të instalohet në Kosovë. Këtij dua t’ia them një këngë Ylli vogël lartë në qiell duket porsi zjarr në pyll sipër dheut lartë qëndron xixa-xixa xixëllon, kështu do ta qoj këtë legjislaturë Albin”.

Demaliaj ka kritikuar planin qeverisës të Kurtit dhe ka thënë se ai nuk e ka përmend bashkimin kombëtar. 

“Asnjë ministër nga Dukagjini e as nga Drenica, do të thotë 60 për qind të popullatës i ke larguar prej programit qeverisës. Nuk na frikëson askush o Albin se kemi bërë diçka për këtë vend. E kemi pas si betim ushtarak bashkimin kombëtar. Të cilin ti nuk e pate në planprogram”, ka thënë Demliaj.

(Kosova Sot Online)