Dalin pamjet e tmerrshme/ Momenti kur qëllohet për vdekje terroristi në mes të Londrës

  • 03 February 2020 - 13:43
Dalin pamjet e tmerrshme/ Momenti kur qëllohet për vdekje terroristi në mes të Londrës

Policia e armatosur ka qëlluar për vdekje një terrorist  në Londër, pasi dyshohej se ai mbante veshur një jelek me eksploziv.

Ngjarja erdhi pasi dy persona u qëlluan me thikë gjatë një përleshje në një rrugë në jug të Londrës.

Oficerët u nisën në vendin e ngjarjes jashtë një supermarketi në rrugën “Streatham” rreth orës 02:00 pas raportimeve për incidente.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një trup të pajetë, me fytyrë poshtë në trotuar dhe me një thikë të madhe pranë tij.

I riu i qëlluar për vdekje nga policia pasi goditi me thikë dy kalimtarë në rrugët e Londrës, kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Autoritetet britanike thonë se Sudesh Amman, sulmi i të cilit në rrugën Streatham ka lënë një person në gjendje kritike për jetën, ishte “ i mahnitur” pas idesë për të vdekur në emër të terrorizmit.

(Kosova Sot Online)