Deputeti i VV-së: I kuptueshëm frustrimi i PAN-it, sot ndodh ç’kapja e shtetit

  • 03 February 2020 - 15:35
Deputeti i VV-së: I kuptueshëm frustrimi i PAN-it, sot ndodh ç’kapja e shtetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka shkruar se është i dukshëm dhe i kuptueshëm siç ka thënë ai frustrimi i PAN-it.

Batusha ka shkruar në Facebook se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do bëhet realitet sot.

Ai thotë se debati është i shëndetshëm për demokracinë, e që do të respektojnë folësit.

“Debati është i shëndetshëm për demokracinë dhe do e respektojmë deri në folësin e fundit. E dukshme dhe i kuptueshëm frustrimi i PAN-it kur e dimë që po humbin pushtetin dhe me të privilegjet që ua kanë mundësuar kapjen e shtetit.

Sot në Parlamentin e Republikës, po ndodh faza e re e çkapjes së shtetit. Shumë të tjera do pasojnë. Shtet për qytetarët dhe qytetarët për Republikën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)