“S’keni parë gjë akoma” Basha i përgjigjet Ramës: Je rrethuar me kriminelë, ke frikë!

  • 03 February 2020 - 16:08
“S’keni parë gjë akoma” Basha i përgjigjet Ramës: Je rrethuar me kriminelë, ke frikë!

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit, pasi ky i fundit ironizoi akuzat e opozitës në lidhje me paketën ‘anti-KÇK” teksa shprehej se ‘selia blu’ nuk ka parë gjë akoma.

Po përmes rrjetit social, Basha shkruan se kryeministri është rrethuar nga kriminelët dhe se tashmë ka frikë dhe nga hija e tij.

“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon t’i mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”, shkruan Basha.


(Kosova Sot Online)