Zbardhen arsyet: Ja pse i dështoi plani Hashim Thaçit

  • 03 February 2020 - 16:48
Zbardhen arsyet: Ja pse i dështoi plani Hashim Thaçit

“Koalicioni qeverisës LVV-LDK më në fund arriti marrëveshjen për formimin e qeverisë. Me fillimin e funksionimit të qeverisë së re realizohet dëshira dhe vullneti historik i votuesve dhe i popullit të Kosovës, i cili ndëshkoi ashpër pushtetin dhe politikën e keqe dhe të dëmshme të koalicionit të mëparshëm PAN dhe atë të të gjithë kohës që kur Kosova u çlirua, pra atë të 20 viteve. Pavarësisht se pati vështirësi formimi i këtij koalicioni , ai u krijua fale kontributit te Albin Kurtit dhe sidomos te Vjosa Osmanit . Përpjekjet e hapura dhe ato të nëntokës të strategut të mashtrimeve, manipulimeve e të korrupsionit të Hashim Thaçit dështuan”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti, e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv arritjen e marrëveshjes së arritur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për koalicionin e ri qeverisës, pasi që sipas tij, për herë të parë në Kuvendin e Kosovës pas pavarësisë, krijohet një shumicë vetëm nga këto dy parti, që së bashku bëjnë shumicën shqiptare me 57 deputetë.

Sipas Kapitit, me arritjen e këtij koalicioni, përfundimisht dështoi plani i Hashim Thaçit dhe klanit të tij të nëntokës, që të mos e lejojë krijimin e marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Image
Skënder Kapiti

“Prandaj edhe shpresat për ndryshime janë afër që të bëhen realitet, ndryshime pozitive në interes të qytetarëve të Kosovës, e jo siç ka qenë deri më tani i tërë instrumenti shtetërorë, sistemi i drejtësisë dhe të gjitha agjencionet e ashtuquajtura të pa varura të jenë në shërbim të pushtetarëve të inkriminuar me nëntokën kriminale që po e sundojnë Kosovën. Koalicioni qeverisës LVV-LDK më në fund arriti marrëveshjen për formimin e qeverisë. Me fillimin e funksionimit të qeverisë së re realizohet dëshira dhe vullneti historik i votuesve dhe i popullit të Kosovës, i cili ndëshkoi ashpër pushtetin dhe politikën e keqe dhe të dëmshme të koalicionit të mëparshëm PAN dhe atë të të gjithë kohës që kur Kosova u çlirua, pra atë të 20 viteve. Pavarësisht se pati vështirësi formimi i këtij koalicioni , ai u krijua fale kontributit te Albin Kurtit dhe sidomos te Vjosa Osmanit. Përpjekjet e hapura dhe ato të nëntokës të strategut të mashtrimeve, manipulimeve e të korrupsionit të Hashim Thaçit dështuan”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Kapitit, prioritet për këtë qeveri duhet të jenë reformat e premtuara gjithëpërfshirëse për ç’kapje dhe pastrim të shtetit nga krimi.

“Tani populli pret ndryshimin,dhe ndryshimi fillon me çmontimin dhe lirimin e institucioneve shtetërore, pastrimin e tyre prej elementeve injorante, me rekorde krimi, hajnie e korrupsioni. Tani pritet nga publiku kombëtar që të reformohet sistemi i drejtësisë, miratimi i një ligji lustracioni, VETTING-u, dekriminalizimi të politikës të administratës shtetërore që do të kthejnë besimin dhe shpresën e shqiptarëve të shteti, ligji e drejtësia. Kjo është detyra e parë dhe kryesore e qeverisjes LVV-LDK”, deklaron njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)