Ramush Haradinaj e uron Kryeministrin, por bën diçka të papritur

  • 03 February 2020 - 18:33
Ramush Haradinaj e uron Kryeministrin, por bën diçka të papritur

Kryeministri në rënie, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një deklarate, ka përgëzuar e uruar për krijimin e qeverisë së re, por, e habitshmja, është se, kryeministrit të ri Albin Kurtit, nuk ia përmend fare emrin.

Ish-kryeministri ka thënë se ndodhet në Amerikë dhe nuk do të mund të ia dorëzojë mandatit Kurtit, por që këtë gjë do ta bëjë Behxhet Pacolli në cilësinë e zëvëndëskryeministrit të parë.

Postimi plotë:

Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim - dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.

(Kosova Sot Online)