Apostolova uron qeverinë e re

  • 03 February 2020 - 19:41
Apostolova uron qeverinë e re

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka uruar për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Apostolova thotë se mezi pret të punojë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë për agjendën e përbashkët evropiane.

“Ditë e rëndësishme për Kosovën. Urime për Qeverinë e re! Mezi pres të punojë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë për agjendën tonë të përbashkët evropiane për popullin e Kosovës”, ka shkruar Apostolova.


(Kosova Sot Online)