Konjufca thotë se Thaçi na akuzoi mua dhe Kurtin për likuidime gjatë kohës së UÇK’së

  • 03 February 2020 - 22:22
Konjufca thotë se Thaçi na akuzoi mua dhe Kurtin për likuidime gjatë kohës së UÇK’së

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se po të mos ekzistonte prezenca e madhe e ndërkombëtarëve në Kosovë, eksponentë të VV’së do ishin burgosur politikisht.

Ai ka thënë se dëshmia e presidentit, Hashim Thaçi, në çështjen “Syri i Popullit” është shpifje që ka pasur për qëllim largimin e VV’së nga skena politike.

“Po të mos ishte NATO këtu ne do ishim në burg”, tha ai.

“E kam lexuar me shumë vëmendje dëshminë e Thacit në gjykatë, e kam lexuar disa herë. Ai ka thënë se krijues të kësaj organizate janë Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, këtë e dëshmon edhe veprimtaria e tyre e hershme. Këtë e ka thënë ai”, shton Konjufca

“Kur e kemi paditur, është dashur të bëhet edhe një citim se për cilën deklaratë po e paditni. E kemi cituar këtë deklaratë të tij: Karriera e tyre politike tregon se gjatë kohës së luftës ata kanë shkruar komunikata që kanë përcarë UÇK’në dhe kanë nxitur likuidime”

“Nuk kemi pasur qare pa bërë padi ndaj Hashim Thaçit për deklarim të rrejshëm, kështu quhet ajo kategoria e paditjes”, shpjegoi Konjufca.

(Kosova Sot Online)