Shpërthen analisti: 226 shtëpi luksoze te Liqeni i Badovcit, Shpend Ahmeti & Co drejt burgut?

  • 04 February 2020 - 07:34
Shpërthen analisti: 226 shtëpi luksoze te Liqeni i Badovcit, Shpend Ahmeti & Co drejt burgut?

“Uroj që Prokuroria të vepron shpejtë, duke e trajtuar rastin me prioritet të veçantë, por edhe Gjykata Themelore ta merr me seriozitet këtë çështje, e jo të heshtin. Prandaj nëse ndodhë që eventualisht Prokuroria apo Gjykata Themelore në Prishtinë me i hedhë poshtë këto akuza, atëherë qytetarët duhet të dalin në protesta paqësore kundër Shpend Ahmetit e zyrtarëve të tjerë komunal të përfshirë në këtë rast kriminal, edhe kundër vëllezërve Kryeziu, si dhe kundër mafio-oligarkëve të tjerë që janë të përfshirë në këtë skandal”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Pas Kallëzimit penal, të cilin Organizatat e Shoqërisë civile, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS); Balkan Green Foundation (BGF); Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Instituti GAP, e kanë dorëzuan të premten në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit, ka reaguar eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci.

Grapci ka kërkuar veprim të shpejtë të zhvillimit të hetimeve dhe gjykim të të gjithë rrjetit kriminal për përfshirë në aferën Badovci, sic thotë ai, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin dhe zyrtarët tjerë përgjegjës vartës të tij.

Image
Dardan Grapci

“Është për tu vlerësuar reagimi i shpejtë i Organizatave të Shoqëri Civile GLPS, BGF, INDEP dhe GAP që nuk kanë pritur të kalon koha dhe të harrohet kjo çështje tepër serioze në pritje të ndonjë veprimi nga komuna e apo nga Prokuroria, sipas detyrës zyrtare, por kanë reaguar pozitivisht kundër këtij projekti që realisht është Project i ndërtimeve pa leje te Liqeni i Badovcit, sepse leja e lëshuar dhe kushtet e ndërtimit janë në kundërshtim me ligjin”, thotë eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci pret që tash e tutje, institucioni të cilit i është dorëzuar kallëzimi penal të veprojë shpejtë, dhe t’i zgjerojë hetimet përtej Ministrisë edhe në Komunën e Prishtinës, dhe të gjithë përgjegjësit së bashku të nxirren në bankën e të akuzuarve.

“Uroj që Prokuroria të vepron shpejtë, duke e trajtuar rastin me prioritet të veçantë, por edhe Gjykata Themelore ta merr me seriozitet këtë çështje, e jo të heshtin. Prandaj nëse ndodhë që eventualisht Prokuroria apo Gjykata Themelore në Prishtinë me i hedhë poshtë këto akuza, atëherë qytetarët duhet të dalin në protesta paqësore kundër Shpend Ahmetit e zyrtarëve të tjerë komunal të përfshirë në këtë rast kriminal, edhe kundër vëllezërve Kryeziu, si dhe kundër mafio-oligarkëve të tjerë që janë të përfshirë në këtë skandal. Zyrtarët e Administratë, ata të Drejtorisë së urbanizimit duhet të burgosen, kurse Shpend Ahmeti fillimisht duhet të shkarkohet dhe më pastaj të dënohet dhe burgoset për këtë skandal që është krijuar jo rastësisht në zinxhirin institucional në mes të Ministrisë dhe komunës, me dijen e tyre të përbashkët”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, me fillimin e hetimeve, prokurorja duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë anulimin e projektit në Badovc.

“Po kërkoj dhe po i bëjë apel Prokurorisë Themelore në Prishtinë që menjëherë ta anulojnë këtë projekt për ndërtimin e 226 shtëpive luksoze te Liqeni i Badovcit, si dhe të përshpejton hetimin e thellë të skandalit, të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë dorë në marrjen e vendimeve të kundërligjshme, deri të dhënia e kushteve ndërtimore dhe e lejes, dhe të dënohen të gjithë ata që me dashje dhe me dije e krijuan dhe lejuan këtë projekt skandaloz”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)