Vetëvendosjes dhe LDK-së u vjen paralajmërimi i fortë për Hashim Thaçin

  • 04 February 2020 - 07:47
Vetëvendosjes dhe LDK-së u vjen paralajmërimi i fortë për Hashim Thaçin

“Megjithëse me nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkohësisht dështoi plani i Hashim Thaçit dhe klanit të tij të nëntokës kriminale, për moslejimin e krijimit të këtij koalicioni, ku vetëm këto dy parti se bashku bëjnë shumicën shqiptare me 57 deputet, për ç’kapjen e shtetit dhe institucioneve vendore nga mafia politike, nuk mjafton vetëm marrëveshja për bashkëqeverisje”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas një seance maratonike, është votuar Qeveria e re e Kosovës me kryeministër, Albin Kurtin, ku ky i fundit mori 66 vota për dhe 10 abstenime.

E analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri, duke përcjellë zhvillimet e fundit dramatike rreth arritjes së koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së, dhe votimit të Qeverisë, konsideron se nënshkrimi i këtij koalicionin të ri qeverisës, ishte një dështim i madh i planit të Hashim Thaçit, dhe klanit të tij të nëntokës që të mos e lejoj krijimin e këtij koalicioni.

Qarri pret nga koalicioni i ri qeverisës që të ju përmbahet premtimeve për ndryshime pozitive në interes të qytetarëve të Kosovës, e jo siç ka qenë deri më tani i tërë instrumenti shtetërorë, sistemi i drejtësisë dhe të gjitha agjencionet e ashtuquajtura të pavarura, në shërbim të pushtetarëve të inkriminuar me nëntokën kriminale që po e sundojnë Kosovën.

Image
Gani Qarri

“Mëse rreth 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe dy sosh nga certifikimi i rezultatit të tyre, dy partitë më të mëdha politike në vend, LVV dhe LDK, përfundimisht nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur për formimin e përbashkët të Qeverisë dhe institucioneve të reja të Kosovës. Por në këto kohë të shqetësimeve të mëdha politike dhe shoqërore që po përcjellin vendin tonë të vogël e të izoluar nga e gjithë bota demokratike, partitë të cilat kanë fituar zgjedhjet dhe krijuar koalicion për bashkëqeverisje, duhet të kenë edhe një strategji të sinqertë veprimi dhe plan të detajuar për zhbllokimin e institucioneve tona shtetërore nga modeli i keqqeverisjes të instaluar, tash e sa kohë, kudo në shtetit tonë të kapur nga PDK & CO”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, për ta bërë ç’kapjen e shtetit, LVV dhe LDK duhet t’i bashkërendojnë seriozisht veprimet e tyre, dhe t’i realizojnë premtimet e ta flakin praktikën e qeverisjes së keqe të PAN-it.

“Megjithëse me nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkohësisht dështoi plani i Hashim Thaçit dhe klanit të tij të nëntokës kriminale, për moslejimin e krijimit të këtij koalicioni, ku vetëm këto dy parti se bashku bëjnë shumicën shqiptare me 57 deputet, për ç’kapjen e shtetit dhe institucioneve vendore nga mafia politike, nuk mjafton vetëm marrëveshja për bashkëqeverisje. Ndaj, për çrrënjosjen e modelit të keqqeverisjes, të instaluar në të gjitha poret e shtetit nga Hashim Thaçi & CO, Qeveria e re në këtë momente të shqetësimeve kaq të mëdha politike dhe shoqërore, duhet që nga fillimi, medoemos të ketë një strategji veprimi dhe startojë me një plan të detajuar për zhbllokimin e vendit,nga keq qeverisja e institucionalizuar tash e sa kohë nga Thaçi & CO, akt ky me një rëndësi të veçantë dhe jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë, si dhe fatet vendimtare të popullit dhe shtetit të Kosovës”, shton analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, koalicioni i ri qeverisës, jo vetëm që nuk guxon të jetë model i PAN-it, por as model i koalicionit paraprak të mbetur në gjysmë të rrugës në mes të PDK-s dhe LDK-së, që nuk bëri gjë tjetër veç sa shërbej për kapjen e shtetit nga ana e PDK.

“Qysh në janarin e vitit 2008, qeveria PDK-LDK,për tu qitur hi syve, qytetarëve të Kosovës, kishte themeluar edhe një të ashtuquajtur komision të veçantë, kinse për monitorimin e implementimit të ligjeve, i cili udhëhiqej nga vet zëvendëskryeministri, por siç shihet edhe sot e kësaj dite, avazi i korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar u zhvillua dhe thellua keq e më keq, nga vet zyrtarët më të lart të shtetit në krye me Hashim Thaçin me shokë. Kështu që, e vetmja shpresë për ndryshime pozitive në interes të qytetarëve të Kosovës ka ngelur pikërisht në këtë qeveri, e jo siç ka qenë deri më tani i tërë instrumenti shtetërorë, sistemi i drejtësisë dhe të gjitha agjencionet e ashtuquajtura të pavarura, në shërbim të pushtetarëve të inkriminuar me nëntokën kriminale që ende po e sundojnë Kosovën”, përfundon Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)