Glauk Konjufca sot e pranon postin e Kryediplomatit

  • 04 February 2020 - 08:40
Glauk Konjufca sot e pranon postin e Kryediplomatit

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme në largim, Behgjet Pacolli sot do të ia dorëzojë detyrën ministrit të ri të MPJ’së, Glauk Konjufcës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të MPJ’së, ku theksohet se me kërkesë të Pacollit, so do të bëhet pranim – dorëzimi i detyrës ministrore.

“Me kërkesë të Ministrit në largim, z.Behgjet Pacolli dhe Ministrit të ri, z.Glauk Konjufca, sot, e martë, datë 4 shkurt 2020, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ceremonia, do të mbahet në ora 13:00, në Sallën e Konferencave të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, bëhet e ditur në njoftimin e MPJ’së.

Glauk Konjufca u zgjodh Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e Kuvendit të Kosovës që u mbajt të hënën e 3 shkurtit.

Në këtë seancë, u votua qeveria e re e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, ndërkaq kryetare e Kuvendit u zgjodh Vjosa Osmani.

Ndërkaq, këta janë emrat e të gjithë ministrave të Qeverisë Kurti:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.

(Kosova Sot Online)