Prodhohet njëra prej monedhave më të mëdha nga ari, peshon 5 kilogramë

  • 04 February 2020 - 10:28
Prodhohet njëra prej monedhave më të mëdha nga ari, peshon 5 kilogramë

Fabrika për prodhimin e monedhave në Britani të Madhe e ka prodhuar një monedhë të arit që peshon 5 kilogramë. Sasia e arit që është përdorur për prodhimin e kësaj monedhe e ka vlerën e 300 mijë funteve.

Monedha e karakterit ceremonial është testuar nga kompania “Goldsmiths” në Londër për t’u siguruar se është e cilësisë më të lartë dhe se është prodhuar me standardet më të mira. Formalisht, në të

Më parë, e njëjta fabrikë e kishte prodhuar një monedhë ari me vlerë të 120 mijë funteve dhe monedha kishte dizajn të ngjashëm me monedhën e re, shkruan “Independent”.

Këto monedha janë prodhuar si pjesë e nderimit të artistëve me ndikim, të cilët kanë dhënë kontribut në krijimin e dizajneve të monedhave në shekujt e kaluar.

Dy monedha, njëra 5-kilogramëshe dhe tjetra 2-kilogramëshe , tashmë janë blerë nga dy blerës privatë.

(Kosova Sot Online)