Kosnett, mysafiri i parë i Kurtit në Zyrën e Kryeministrit

  • 04 February 2020 - 12:54
Kosnett, mysafiri i parë i Kurtit në Zyrën e Kryeministrit

Kryeministri i ri, Albin Kurti, do ta ketë mysafir të parë në Qeveri ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. 

Kurti ka nisur ditën e parë në detyrën e re në krye të Qeverisë.

Aktivitetin e tij të parë jashtë zyrën e shënoi në Prekaz, ku bëri homazhe pranë kompleksit memorial, Adem Jashari.

Pasdite ai do të kthehet në zyrë për ta pritur diplomatin amerikan.

“Kryeministri Albin Kurti, pret në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip S. Kosnett”, thuhet në agjendën e Kryeministrit, njofton Zyra e tij.

(Kosova Sot Online)