Hykmete Bajrami pranon detyrën nga Shyqiri Bytyqi

  • 04 February 2020 - 13:02
Hykmete Bajrami pranon detyrën nga Shyqiri Bytyqi

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i ka dorëzuar detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami.

Ministrja e re e Arsimit, Hykmete Bajrami, tha se duhet të punohet shumë që gjendja në arsim të normalizohet.

“Ne e marrim me shumë përgjegjësi sepse e dimë që situata në arsim nuk  është aspak e mirë dhe duhet  të punohet shumë dhe do të bëjmë shumë përpjekje që t’i kthejmë dy institucione evropiane  ‘ENQA, EQAR’ dhe në të gjitha nivelet të zbatohet ligji i arsimit”. 

Ndërkaq Bytyqi tha se sistemi arsimor ka shumë probleme dhe gjendja nuk është aspak e mirë.

“Shpresoj që do t’ia dilni sepse sistemi arsimor ka probleme dhe do shumë angazhime dhe padyshim që duhet një angazhim politik e të përgjithshëm. Ka shumë sfida dhe shumë punë dhe shpresoj se do ia dilni. Po ashtu do ju prezantojmë edhe disa prej dosjeve që duhet punuar ende” , tha ai.

(Kosova Sot Online)