“Doli nga dheu” brenda 10 ditëve/ Kina nxjerr pamjet satelitore, si u ndërtua spitali i koronavirusit

  • 04 February 2020 - 14:11
“Doli nga dheu” brenda 10 ditëve/ Kina nxjerr pamjet satelitore, si u ndërtua spitali i koronavirusit

Autoritetet kineze kanë publikuar imazhet satelitore që tregojnë se si u ngrit në kohë rekord spitali i koronavirusit në Wuhan. Kjo është qendra e parë mjekësore e ndërtuar për të trajtuar të sëmurët me koronavirus.

Numri i viktimave si pasojë e virusit ka shkuar në 427. Së paku 151 raste të infektuarve janë regjistruar në 23 vende tjera të botës, përfshirë Japoninë, SHBA-të, Tajlandën, Hong Kongun dhe Britaninë.

Vdekja e dytë jashtë Kinës, më saktësisht në Hong Kong ka ndodhur në ditën kur qindra punonjës shëndetësor po kërkojnë nga qeveria që të mbyllë plotësisht kufirin me Kinën, nga frika se mund të zgjerohet virusi.

(Kosova Sot Online)