Luani i frikësuar hip në dru, e ndoqën mbi 100 buaj

  • 04 February 2020 - 14:16
Luani i frikësuar hip në dru, e ndoqën mbi 100 buaj

Një luan i frikësuar është fotografuar duke qëndruar në një dru të gjatë në përpjekje për të shpëtuar nga një grumbull i madh i buajve.

Kafsha e njohur si “mbret i xhunglës” u ngjit në një dru të llojit Akacia në parkun kombëtar Nakuru të Kenias.

Ndonëse luani nuk mundi të ngjitej shumë lart në dru, sepse rrëshqiste poshtë nga pasha e rëndë, kopeja e buajve e humbi interesimin për ta ruajtur edhe më tutje kafshën grabitqare dhe u largua. 

Në këtë mënyrë, luani më vonë zbriti në tokë dhe u largua pa u sulmuar, shkruan “Daily Mail”.

Fotografitë u bënë nga fotografi indian, Neelutpaul Barua, i cili tha se luani e dinte që nuk mund të përballej me numrin e madh të buajve, prandaj përpiqej t’i frikësonte me ulërimin e tij karakteristike.

Image

(Kosova Sot Online)