Lumir Abdixhiku pranon zyrtarisht detyrën e ministrit

  • 04 February 2020 - 15:56
Lumir Abdixhiku pranon zyrtarisht detyrën e ministrit

Ministri i deritanishëm Fatmir Matoshi, zyrtarisht i dorëzoi detyrën ministrit të Ri, Lumir Abdixhiku.

Matoshi  i dorëzoi Abdixhikut disa prej punëve që janë në proces dhe prioritetet e ministrisë.

Ai gjithashtu, e njoftoi përmes një raporti të dorëzuar për punën 3 vjeçare të MMPH-së, për të arriturat dhe punët e kryera dhe atyre që janë në proces dhe në përparësi.

Ministri Abdixhiku u zotua se do të filloj së zbatuari programin ambicioz të Qeverisë i cili ka prioritet mjedisin duke përfshirë ajrin, ujin dhe ruajtjen e resurseve natyrore.

Që të dy u dakorduan se do të mbajnë komunikim konsultativ për të njohur më thellësisht dhe më afër kabinetin e ri qeveritar me të arriturat dhe ngecjet e MMPH-së.

(Kosova Sot Online)