Ja kush e paralajmëron fundosjen e PAN-it, kjo është arsyeja!

  • 04 February 2020 - 16:41
Ja kush e paralajmëron fundosjen e PAN-it, kjo është arsyeja!

“Fati i PAN-it varet nga suksesi i kësaj qeverie që përbëhet nga koalicioni LVV-LDK. Pikë së pari duhet të ndalet hajnia në institucione. Të futen në burg të gjithë ata që e kanë vjedhur shtetin, dhe kështu shteti vihet në binar. Kjo është më se urgjente”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ndërtimi i koalicionit Vetëvendosje-LDK dhe votimi i kabinetit të ri qeveritar në Kuvend, përfundimisht e nxori në opozitë komplet ish koalicionin PAN, koalicion ky i prirë nga PDK-ja.

Analistët politikë presin që përgjegjësit e kapjes së shtetit për mandatet që kanë mbetur pas, të mos amnistohen, por të zbulohen një nga një, të nxirren para ligjit dhe të dënohen.

Tronditjen, tërmetin më të madh që do ta përjeton nga mbetja në opozitë dhe ndëshkimin që e pret për të kaluarën e përfshirjes në krim e korrupsion, sipas analistëve politik është PDK-ja, strumbullari i instalimit të së keqes për dy dekada në shtetin e Kosovës.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik, Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

“Fati i PAN-it varet nga suksesi i kësaj qeverie që përbëhet nga koalicioni LVV-LDK. Pikë së pari duhet të ndalet hajnia në institucione. Të futen në burg të gjithë ata që e kanë vjedhur shtetin, dhe kështu shteti vihet në binar. Kjo është më se urgjente”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. 

Për kabinetin e ri qeverisës, sipas Krasniqit, detyrë parësore në politikën e brendshme duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit, për të ja kthyer shpresën qytetarit.

Veprimi në këtë drejtim, sipas tij, duhet të shihet në çdo ditë të punës së ekzekutivit të ri, ndryshe nuk kthehet besimi qytetar dhe nuk përmbushen premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore.

“Por mbi të gjitha fokusi duhet të jetë ekonomia. Ekonomia rregullon gjithçka. Kemi probleme në çdo fushë, dhe pa një ekonomi të shëndoshë s’mund të mbajmë shtet. Këto janë sfidat më të mëdha që e presin këtë qeveri. Nëse nuk veprohet shpejtë në drejtësi, ekonomi, shëndetësi dhe arsim, kam frikë që gjendja do të përkeqësohet akoma më shumë, sepse Kosova po zbrazet me të madhe”, thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas analisti Faik Krasniqi, rezultati i kësaj qeverie të re varet nga ndëshkimi që do ti bëtë të kaluarës dhe vet oponentëve politik të PAN-it, që ishin të përfshirë në të kaluarën në krim e korrupsion.

“Suksesi i kësaj qeverie dhe futja në burg i të gjithë hajnave të politikës dhe para politikës, do të thotë fundosje e PAN-it”, përfundon analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)