Pamje të pabesueshme/ Leopardi tenton të marrë ushqimin nga goja e krokodilit, por…

  • 04 February 2020 - 18:21
Pamje të pabesueshme/ Leopardi tenton të marrë ushqimin nga goja e krokodilit, por…

Ky është momenti kur një leopard i uritur duket se përdor një nga “nëntë jetët e tij” për të vjedhur mishin e një antilope të vrarë, nga goja e një krokodili që po flinte.

Por bisha me luspa më pas hap sytë kur leopardi vjen për të marrë copën e dytë duke e detyruar të largohet i trembur.

Pamjet u kapën nga fotografja e botës së egër Nicole Dangoor, ku duket leopardi që zgjat putrën për të tërhequr mishin e freskët nga goja e krokodilit.

(Kosova Sot Online)